KAS rrëzon kërkesën për ekspert të huaj në Kamzë, kandidati i BF: Do ta ndjekim deri në fund në rrugë ligjore

schedule15:37 - 6 Qershor, 2023

schedule 15:37 - 6 Qershor, 2023

Komisioni i Ankesave dhe Sankisoneve ka rrëzuar sot kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për marrjen e një eksperti të huaj për ekspertimin e pajisjeve elektronike për Bashkinë e Kamzës, ku kandidati i Partisë Socialiste Rakip Suli fitoi me një diferencë të madhe ndaj kundërshtarit Arjan Hoxha.

Në fjalën e tij kandidati i BF është shprehur se do të presin edhe të mërkurën ku KAS do të japë vendimin zyrtar për Kamzën dhe nëse ai nuk do të jetë brenda standarteve ligjore sipas tij, do ta ndjekin më tej këtë çështje.

“KAS është shprehur vetëm për një kërkesë tonën që ka qenë legjitime dhe esenciale e prodhuar nga makineritë për rezultatin e 14 majit. Ne deri nesër do të presim vendimin e KAS dhe me pas do të shprehemi, do të përdorim çdo rrugë ligjore vendase për të lexuar në mënyrë të drejtë ky rezultat për bashkinë e Kamzës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Sot rinumërohet Belshi, të hënën u mbyll Rrogozhina, rezultati nuk ndryshoi

Ndërkaq në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijon numërimi për Bashkinë e Belshit, ku kandidati i PS ka fituar me një epersi prej 40 votash më shumë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!