Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave në KQZ ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vlefshmërinë e zgjedhjeve në Elbasan dhe në Korçë. Kështu, përsëritje të zgjedhjeve në këto dy qarqe nuk do të ketë.
“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.
Kurse për Qarkun e Elbasanit.
“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , thuhet në vendim.
Tashmë dy subjekteve zgjedhore u mbeten pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor. /abcnews.al/