Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë disa kërkesa të paraqitura nga subjektet zgjedhor në lidhje me zgjedhjet 25 Prillit. KAS ka rrëzuar kërkesën e kandidatit Boiken Abazi për të kryer ekspertizë në një sërë fletësh votimi si dhe për administrim e kamerave në korridoret e shkollës “Arben Broci”. KAS rrëzoi edhe kërkesën e PD-AN për kërkimin e 19 provave shtesë.
Relatori, Ledio Braho tha se dy anëtarë të KAS kërkojnë që te merret si prove këqyrja e pajisjeve të identifikimit biometrik.
“Rrëzon kërkesën e kandidatit Boiken Abazi për të kryer ekspertizë me një sërë fletësh votimi. Rrëzon kërkesën e PD-AN për kërkimin e 19 provave shtesë. Rrëzon kërkesën e Boiken Abazit për administrimin e kamerave në korridoret e shkollës “Arben Broci” dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë
Dy anëtarë të KAS kërkojnë që materiali që është këqyrja e pajisjes te identifikimit biometrik për Tiranën me gjithë qarqet e tjera të administrohet si provë. Kërkojmë që materialet filmike nga ora 18:50 derisa ka funksionuar të administrohet si provë.
T’i vihet në dispozicion kandidatit dhe KAS-it. Unë do propozoja që kjo çështje të zgjidhet jashtë kësaj seance që Abazi atë që pretendon ta relatojë me konkluzionet përfundimtare. Kjo seancë pezullohet deri në vënien në dispozicion të provave nga KAS”, u shpreh Braho./mv.abcnews.al
/mv.abcnews.al