Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

KAS rrëzoi kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, VV padi në Kolegjin Zgjedhor

schedule20:42 - 25 Maj, 2021

schedule 20:42 - 25 Maj, 2021

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një padi ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pas rrëzimit të kërkesës për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Siç njofton VV në një postim në Facebook, seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit në cilësinë e kandidatit në qarkun e Gjirokastrës do të mbahet të hënën më 21 maj, në orën 10:00.

VV thekson se përpjekjet e tyre për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to “edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë: mosnjohja e rezultatit dhe përsëritja e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës por edhe në dy qarqet e tjera ku kanë garuar kandidatët e mbështetur nga VV.”



POSTIMI

“Dorëzohet padia ndaj vendimit të KAS, në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër
Dje, ditën e hënë më 24 maj 2021, Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS. Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë: mosnjohja e rezultatit dhe përsëritja e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës por edhe në dy qarqet e tjera ku kanë garuar kandidatët e mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!