KAS “rrëzoi” emrat nga fleta e votimit, Gazment Bardhi: PS ka turp nga lista e saj

schedule15:36 - 3 Prill, 2021

schedule 15:36 - 3 Prill, 2021

Numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për të marrë në konsideratë ankesën e socialistëve, të cilët kërkuan heqjen e emrave nga fleta e votimit duke përdorur vetëm numrat.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se PS ka turp nga emrat e saj në listën e kandidatëve përndaj edhe kërkon t’i fshehë.

Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve. Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave”, shkruan Bardhi në Facebook.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkuan një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkonin të shënohej vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.

Palët paraqitën argumente të ndryshme për  të mbështetur argumentet e tyrem duke bërë që KAS të miratojë kështu kërkesën e socialistëve.

Kështu, me datë 25 prill, zgjedhësit duhet të mbajnë mend mirë numrin e kandidatit që do të mbështesin. /abcnews.al