Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me refuzimin e bërë nga KAS për marrjen e provave shtesë për ankesat e bërë nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit.
Marash Logu e ka konsideruar KAS, si noterët e masakrës zgjedhore të 25 prillit, ndërsa shton se vendimet e këtij institucioni janë me prapavijë politike. Sipas Logut, sot KAS ka dhënë dy justifikime qesharake për sa i përket refuzimit të marrjes së provave të kërkuara nga PD në institucione.
Postimi i plotë i Logut:
Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral.
Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzusr marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.
1. “PD nuk ka kryer përpjekje për t’i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
2. “Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshrër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova.
Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë./abcnews.al/