Kartoni i kuq i Son, Mourinho mbështet vendimin e klubit!

schedule15:44 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 15:44 - 23 Dhjetor, 2019

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Jose Mourinho, ka konfirmuar se klubi londinez ka vendosur të apelojë për kartonin e kuq të sulmuesit korean, Son Heung-min. Sipas teknikut portugez, gjyqtari kryesor i takimit kundër Chelsea, Tierney, gaboi me veprimin e tij për të ndëshkuar me karton të kuq numrin shtatë të “Gjelave”.

Klubi i Tottenham ka apeluar edhe një herë tjetër më parë për një karton të kuq të Son. Sulmuesi koreano-jugor u ndëshkua me karton të kuq në takimin kundër Everton disa javë më parë, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Andre Gomes.

FA (Federata Angleze e Futbollit) pranoi apelimin e Tottenham dhe vendosi t’i fshijë kartonin e kuq futbollistit. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë FA kësaj radhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!