Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq pak minuta më parë në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para duelit me Bolognën. Kuqezinjtë këtë javë luajnë në transfertë dhe italiani pret një ndeshje të vështirë, ku shpreson tek fitorja. Gjithashtu, ai ndalet dhe tek gjendja e lojtarëve të tij si dhe prek pak “sherrin” mes Ibrahimovic e Lukakut.
PËRBALLJA ME BOLOGNËN – “Ne nuk duhet të shohim prapa, por vetëm përpara. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, e cila nuk është aspak e lehtë. Bologna luan një futboll intensive dhe do të na duhet një paraqitje e shkëlqyeshme për të fituar”.

DIFERENCA ME INTERIN E JUVEN – “Ne kemi 18 pikë më shumë se sezonin e kaluar dhe kishim një hendek prej 16-17 pikësh me Interin e Juven. Shtatë klubet e para në klasifikim janë me të vërtetë të forta. Nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodh me ta, por duhet të punojme e të përmirësohemi që të arrijmë aty ku duhet. Duhet të bëjmë maksimumin në fushë dhe nuk ka intereson se çfarë thonë të tjerët”.
KARTONI I KUQ I IBRAHIMOVIC – “Atij i vjen keq për atë karton, por është i gatshëm e i vendosur për ndeshjen e nesërme. Ajo që ndodhi nuk është diçka e bukur, unë nuk e justifikoj aspak por janë gjëra që ndodhin. Sigurisht që Ibra nuk është racist dhe tani është koha që ta lemë pas këtë diskutim. Ai ka qenë ndër të parët sa herë që bëhet fjalë për diskriminime”.

DËMTIMET DHE MUNGESAT – “Bennacer po ndihet më mirë, por ndodhet jashtë fushave prej një kohe të gjatë. Ai do të udhëtojë me ekipin, por dyshoj se do të startojë si titullar. Mandzukic pati një problem me kyçin e këmbë kundër Atalantës, por tashmë po stërvitet me ekipin dhe nëse nuk do këtë probleme sot mendoj se do të luajë nesër.
Diaz ka problem muskulare dhe shpresoj që të rikthehet sa më shpejt. Të njëjtë gjë mund të them dhe për Kjaer, pasi na presin shumë sfida përpara”, përfundon Pioli. /abcnews.al

