Para pak kohësh, përflitej që në botën e futbollit profesionist do të aplikohej kartoni blu. Ky karton, do të kishte vetinë që lojtari që e merrte, do të largohej nga fusha e lojës për disa minuta, por nëse merrte dy, do të largohej nga fusha përfundimisht.
Megjithatë, pas këtyre diskutimeve për aplikimin e këtij kartoni, ka reaguar përfundimisht presidenti i FIFA-s, Infantino.
“Nuk ka asnjë mundësi. Nuk do të ketë asnjë karton blu në nivelin elitar të futbollit. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, dhe pozicioni ynë është i vendosur për këtë vendim”, është shprehur i qartë Infantino./h.ll/abcnews.al