Pandemia e Coronavirusit nuk ndryshoi vetëm botën, por edhe sportin në përgjithësi. Kështu futbolli ka disa muaj që ka rifilluar, por nën masa strikte higjenike. Gjithashtu dhe shkallët e stadiumeve janë ende të boshatisura, ku shpresa më e madhe është që ato të rihapen sërish në fillim të tetorit.
Një tjetër rregull i ri vjen nga Britania e Madhe. Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë. Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për tu vendosur.
Gjithashtu në sezonin tjetër do të lejohen pesë zëvendësime brenda 90 minutave dhe jo më tre. Kjo fillimisht u vendos në muajin maj kur filloi futbolli, në mënyrë që të shmangeshin dëmtimet e futbollistëve. /abcnews.al
Players who deliberately cough at opponents or referees can be shown red or yellow cards under new FA guidelines issued amid the coronavirus pandemic.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 3, 2020