Kartolina e Eurovizionit, pamje me dron të monumenteve të Ukrainës

schedule15:47 - 12 Prill, 2023

schedule 15:47 - 12 Prill, 2023

Kartolinat dixhitale të këtij viti në Eurovizion do të përcjellin pamje nga Ukraina. Fituesit e festivalit vitin e shkuar nuk do të mund të organizojnë ngjarjen këtë vit për shkak të luftës.

Por organizatorët në Liverpool  kanë arritur të marrin pamje me dron nga monumentet kryesore. Në pritje të Festivalit Europian të Këngës që do të mbahet në muajin maj, organizatorët në Britaninë e Madhe kanë zbuluar disa detaje nga eventi që do të mbajet në Liverpool.

Kartolinat dixhitale që do të shfaqen gjatë prezantimit të Eurovizionit përshkruajnë monumentet e Ukrainës. Pamjet në vendin e përfshsirë prej më shumë se një viti nga lufta janë kapur duke përdorur teknologjinë e dronëve dhe kamerave 360 gradë.

Ukraina fitoi konkursin e vitit të kaluar, por nuk ishte në gjendje të priste ngjarjen pasi vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus. Stonehenge dhe Engjëlli i Veriut do të përfaqësojnë trashëgiminë britanike.

Në të 37 kartolinat dixhitale, 111 vende do të shfaqen dhe klipet do të jenë me muzikë nga Dmytro Shurov, një muzikant dhe kompozitor ukrainas me bazë në Kiev.

Ukraina do të përfaqësohet nga dyshja e muzikës elektronike Tvorchi me këngën e tyre “Heart of Steel”. Eurovizioni do të mbajë gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 13 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!