Kartat e studentit/ Studentët të kënaqur, por duan edhe librat me çmime më të lira

schedule15:41 - 3 Nëntor, 2023

schedule 15:41 - 3 Nëntor, 2023

Me karte studenti mund te udhetosh me lire ne tirane. Kete e dine te gjithe studentet qe marrin falas abone per transportin urban ne kryeqytet.

“Unë jam studente e vitit të tretë tani dhe jam pajisur që në vit të parë. Cfarë shërbimesh të ofron? Unë e përdor vetëm për abonenë.”

“Je pajisur me kartën e studentit? Po. Cfarë viti je? I pari. Cfare shërbimesh të ofron karta, je i informuar? Akoma jo, por di që do të marrim abonetë me të, kemi disa përfitime në blerje.”

Duke perdorur kete karte, student ka mundesi qe te marre sherbime apo blerje me cmime te reduktuara ne rreth 2500 subjekte shteterore e private, si transporti publik, libraritë, kancelaritë, supermarketet, qendra e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

“Ty cfarë do të interesonte më shunë që të përfshihej tek karta e studentit?  Duke marrë parasysh shpenzimet, të kishte disa ulje më tepër, te librat, më tepër nga ana ekonomike.”

 “Ne studentëve na leverdis pjesa e librave, transporti, teatro”

“Per cfare do te dojë të kishte shërbime të tjera karta, që të ndihmon për jetesën ne tiranë, por edhe studimet? Të bënin ulje cmimesh tek librat”

Për  të gjithë studentët e strehuara ne rezidencat studentore dhe që janë të pajisur me kartë studenti, bashkia e Tiranës paguan gjysmen e tarifës mujore së konviktit.

“Cmimet e reduktuara janë të ndryshme në bazë të marrëveshjes që subjekti ka me bashkinë e tiranës, duke nisur nga 5, 10, 50% deri diku edhe falas.”

Enkeleda Hamzaj, Drejtoresha e agjencisë së Rinisë në bashkinë e Tiranës, thekson se karta e studentit do të zgjerojë gamën e shërbimeve.

“Ne cdo ditë jemi në lëvizje, me subjekte private por edhe entitete publike në mënyrë që ata të ofrojnë sa më shumë shërbime me cmime të reduktuara për studentët e tiranës. Interes është shumë i lartë për transportin, do të vijojmë gjithmonë me këtë drejtim, tek supermarketet, tranaporti, dhe tek kurset apo trajnimet.”

Reth 70% e studentëve në universitetet publike dhe private të Tiranës janë të pajisur me kartën e studentit. Ajo  është gjithashtu pjesë e platformës european student card, qe e ben cdo mbajtes se kartes se studentit ne Tirane te marre shërbime në 27 vende të unionit, si të githë studentët e BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!