Nga Linda Karadaku
Kryetari i Parlamentit serb Ivica Daçiç, konfirmoi të martën bisedimet e mbajtura në Beograd midis talebanëve dhe ish-qeverisë afgane, tre herë vitet e fundit.
“U organizuan nga autoritetet serbe me kërkesë të East West Bridge, një think tank që është me bazë në Beograd, por është ndërkombëtar, dhe ka anëtarë nga e gjithë bota. Na u kërkua nga një zyrtar i lartë në Bashkimin Evropian, të flisnim me autoritetet serbe nëse mund ta bënim të funksiononte në Serbi dhe kjo është ajo kur ne iu drejtuam ministrisë së jashtme serbe.
Në atë kohë, ministër i jashtëm ishte Ivica Daçiç, Shpjeguam idenë befasuese për mbajtjen e bisedimeve të tilla për herë të parë, në shumë, shumë vjet, midis komandantëve talebanë të nuk e di sa shumë provincave në atë kohë, por në fund ishin 20 provincat më të rëndësishme, ata do të vinin në Beograd, do të takoheshin me kryetarin e këshillit të lartë për paqe, Karim Khalili, që ishte përfaqësues i posaçëm i presidentit afgan Ghani, dhe së bashku me Michael Semple në emër të komunitetit ndërkombëtar, që renditet si një nga ekspertët më të njohur të çështjeve të Afganistanit në botë”, tha Jovan Kovaçiç.
Negociatat u organizuan nga qendra East West Bridge. Drejtori i Qendrës Jovan Kovaçiç konfirmoi se talebanët dhe ish-qeveria afgane zhvilluan tre takime mes viteve 2018 dhe 2019 në Beograd.
“Arsyeja pse u mbajtën në Beograd është krejt e thjeshtë. Siç e thashë, ishte një ide për të mbajtur takimin, diku afër, në Indonezi, Malajzi apo në ndonjë vend tjetër islamik. Sidoqoftë, kjo është ajo ku ata kuptuan se mund të kishte ndonjë ndikim anësor, shumë rrëmujë, dhe ata nuk do të kishin vetminë, paqen dhe qetësinë, për të filluar bisedimet për herë të parë ndonjëherë. Ripajtimin, është shumë e vështirë t’i quash bisedime paqeje në atë kohë.
Ishte testim i atmosferës thjeshtë. Kështu që dikush doli me këtë ide që Serbia është një shtet neutral dhe goxha larg nga Afganistani, mund të ishte vendi më i mirë mikpritës.
Dhe na u desh të bënim shumë punë lidhur me disa komandantë që ishin në disa lista të zeza, për të cilët kishte ndalime udhëtimi që nuk i lejonin të vinin kurrë, që është edhe një shpjegim më shumë pse do të ishte shumë më vështirë në një vend tjetër në Bashkimin Evropian. Kjo pati rol gjithashtu”.
Serbia ofroi vendin e takimit dhe pajisjet teknike për komunikim.
Për më tepër, ndiqni specialen e përgatitur: