Karriget e “nxehta” në Premier, presioni mbi Pochettino-Solskjaer

schedule22:02 - 8 Tetor, 2019

schedule 22:02 - 8 Tetor, 2019

Kampionati anglez i futbollit është padiskutim liga më e fortë në Europë, pasi janë një forcë dominuese financiare dhe të gjitha skuadrat kanë kualitet në përbërje. Si pasojë, marrja e rezultateve pozitive, sidomos në transfetë, është thuajse rezultat i pamundur dhe kur rezultatet mungojnë, gishti drejtohet te trajneri.

Edhe pse kanë kaluar vetëm tetë javë kampionat, tre trajnerë janë në fije të perit. Tekniku i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, kuotohet si më i favorizuari për t’u shkarkuar. Pas disa rezultateve negative, strategu norvegjez është në presion të madh.

Edhe numri një i stolit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino është një nga kandidatët kryesorë për t’u shkarkuar. Argjentinasi nisi sezonin e tij të gjashtë në krye të “Gjelave”, por po bën një sezon për t’u harruar.

Tekniku i Everton, Marco Silva, parashikohet të shkarkohet brenda muajit tetor. Edhe pse ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro, Silva nuk ka arritur të marrë rezultate, ku numëron vetëm 7 pikë dhe është në vend të 17-të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!