Karolina ia pa fytyrën, policia zbulon detaje tronditëse nga grabitja fatale në Greqi

schedule10:35 - 15 Maj, 2021

schedule 10:35 - 15 Maj, 2021

Policia greke ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen makabre të 20-vjeçares  gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës. Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.

Bashkëshorti Karolinës rrëfen: Pasi më lidhen mua dhe Karolinën, ata hipën nëpër krevate dhe dollape për të kërkuar para. Në këtë moment, njërit i ra maska duke zbuluar fytyrën. Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh.

Lexo edhe: Me foshnjen në krah, 32-vjeçari i jep lamtumirën të shoqes që u vra nga grabitësit, në vendin ku u dashuruan

Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte, raporton abcnews.al.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajshe, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit.

Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!