Karnavalet mbaruan ne Rio, Itali dhe New Orleans.
Mbremjen e se martes ishte parakalimi i fundit per shkollat me te mira te sambes ne Rio de Janeiro. Gjate tre neteve, 12 shkolla performuan vallezime te shoqeruar nga maskota gjigande ne rruge.
Karnavalet kete vit mberriten edhe ne Lojerat Olimpike Dimerore. Trupa italiane e performancës rrugore Silence Teatro (Teatri i Heshtjes) argëtoi turistët përgjatë rrugës kryesore të Kortinës. Të veshur të gjitha me të bardha, me krahë engjëjsh dhe fytyra të pikturuara, interpretuesit ndaluan në vende të ndryshme pranë Flakës Olimpike, ndërsa turma u mblodh rreth tyre.
Ndersa ne New Orleans te SHBA, u festua Mardi Gras apo e Marta e shendoshe. Historikisht, Mardi Gras ishte shansi i fundit për të krishterët për të ngrënë të gjitha yndyrnat (dhjamë derri, gjalpë, mish dhe vezë) në shtëpitë e tyre para periudhës 40-ditore të agjërimit të Kreshmëve . Ndërsa filloi si një përgatitje fetare, ajo ka evoluar në një fenomen masiv kulturor.


