Karius: Dua të rikthehem te Liverpool, e kam harruar finalen e Kievit

schedule13:31 - 5 Tetor, 2019

schedule 13:31 - 5 Tetor, 2019

Roli i portierit është shumë specifik. Mund të presësh pafund dhe ke kryer vetëm detyrën. Nga ana tjetër mjafton ndonjë gafë dhe askush nuk ta harron më kurrë. Loris Karius u bë i famshëm prej finales së Champions League të vitit 2017 kundër Real Madrid.

Gjermani mbronte portën e Liverpool, por ajo ndeshje i është kthyer në makth. Dy gabime të tij i dhuruan kupën e tretë rresht ekipit të Zidane, që triumfoi përballë “The Reds” me rezultatin 3-1.

Karius u huazua te turqit e Besiktas, teksa kontrata e tij me Liverpoolin përfundon në verën e vitit 2021. 26-vjeçari e ka lënë pas krahëve atë mbrëmje të hidhur dhe ëndërron të rikthehet në Anfield. Diçka të tillë e thotë për The Guardian, duke i dhënë një sinjal trajnerit Klopp se ai është gati.

“Ekziston një shans që të luaj përsëri për Liverpool dhe një mundësi e mirë për mua që të rikthehem. Ndoshta do të mbroj përsëri portën e ekipit, nuk e di, shpresoj që të ndodhë. Finalja e Kievit? Nuk mendoj më për atë ndeshje. Kanë kaluar pothuajse dy vjet tashmë. Ndikuan shumë faktorë në atë paraqitje. Kisha një dëmtim të rëndë, por askush nuk e preku si temë ”, thekson Karius. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!