Karim Benzema shpallet sportisti më i mirë i vitit 2022 në Francë

schedule17:43 - 4 Janar, 2023

schedule 17:43 - 4 Janar, 2023

Nga data 24 nëntor deri më 31 dhjetor, gazetarët sportivë zgjodhën sportistët më të mirë francezë të vitit 2022 si pjesë e çmimit të UGSF. Çmimi u hodh për herë të parë, në votim morën pjesë 3000 anëtarë të Unionit të Gazetarëve Sportiv të Francës.

Në mesin e meshkujve, Karim Benzema u njoh si atleti më i mirë i vitit, i cili fitoi La Ligën dhe Champions League me Real Madrid e gjithashtu u bë “pronar” i Topit të Artë 2022. Sulmuesi i PSG -së dhe Francës, Kylian Mbappé përfundoi i dyti.

Te femrat vendin e parë e zuri tenistja Caroline Garcia, ndërsa e dyta u shpall çiklistja Pauline Ferran-Prevost. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!