Pasi u tërhoq në momentin e fundit nga Kupa e Botës, “Katar 2022”, për shkak të një dëmtimi, “topi i artë”, Karim Benzema po e ndjek performancën e të tijve nga shtëpia.
Me anë të një postimi, në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Benzema i ka dhënë kurajo “gjelave”, në përballjen e gjysmë-finales, kundër Marokut.
“Vazhdojmë djema, edhe dy ndeshje të tjera dhe ne jemi pothuajse aty. Unë ju ndjek gjithmonë, le të shkojmë”,- është shprehur fituesi i Topit të Artë. /i.m /abcnews.al
View this post on Instagram