Kardiologjia në Hygeia, 24 orë në shërbim të Urgjencave kardiake, rrëfehet pacientja

schedule18:10 - 6 Prill, 2022

schedule 18:10 - 6 Prill, 2022

Departamenti i Kardiologjisë në Spitalin Hygeia është një ndër Qendrat e Ekselencës të këtij Spitali ku stafi i specializuar i mjekëve kardiologë & kardiologë invazivë janë në dispozicion 24 orë/24 për të ofruar zgjidhje mjekësore të çdo rasti/pacienti që paraqitet në këtë departament përfshirë edhe urgjencat kardiake.

I tillë ishte edhe rasti i pacientes 73 vjeçare nga Vlora, Margarita Rrapi, e cila u paraqit në Urgjencën e Spitalit Hygeia në kushtet e urgjencës kardiake dhe pas vlerësimit të menjëhershëm mjekësor të bërë nga mjekët kardiologë u konstatua se pacientja ankonte prej disa orësh për dhimbje të forta (shtrëngim) në kraharor që është simptomë tipike anginoze “angina pectoris” që vjen si pasojë e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në nivelin e arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak.

Në rastin e infarktit të miokardit, dhimbjet anginoze (shtrënguese) janë shumë të forta dhe zgjasin shumë në kohë.Kjo ishte edhe arsyeja që ekipi i mjekëve kardiologë me në krye dr. Maksim Llmbro vendosën që pacientja ti nënshtrohej urgjent procedurës së Koronarografisë, që u realizua me akses radial të djathtë dhe që rezultoi me diagnozë: Koronaropati vazale me okluzion (bllokim) të LCX proksimal, ngushtim ky që ka çuar në infarkt, duke konfirmuar kështu dyshimet primare të mjekëve.

Menjëherë, brenda të njëjtës procedurë, mjekët proceduan duke kryer angioplastikë (riparim & rikonstruktim i pjesëve të ngushtuara të enëve të gjakut.) si dhe implantim (vendosje) të stentit në enën e ngushtuar, procedurë e cila rezultoi e suksesshme.

Pra, sajë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit të mjekëve kardiologë të Spitalit Hygeia u bë e mundur që pacientja të ishte jashtë rrezikut për jetën dhe brenda pak ditëve të linte spitalin me përshtypjet më të mira për përkujdesjen dhe trajtimin që kishte marrë, përshtypje kjo e shoqëruar edhe me një video falenderimi që vetë pacientja dërgoi në shenjë mirënjohje për të gjithë stafin, mjekë kardiologë, infermierë dhe sekretarë, me në krye shefin e këtij Departamenti dr. Maksim Llambro. Kontakto: 04 23 90 000.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!