Kardinal Ernest Troshan Simoni: Krishti vjen me dhënë dritë dhe shpresë në këtë situatë të vështirë

schedule11:21 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 11:21 - 23 Dhjetor, 2020

Princ Botëror i Kishës, Kardinal Ernest Troshan Simoni nga  rezidenca e tije e Katedrales se Firences uron me rastin e Festës së Krishtlindjeve .

Kardinali në mesazhin e tij të urimit është shprehur se kjo është një festë ndryshe nga të gjithë Krishtlindjet, pasi e gjeti botën në  një situatë të vështirë pandemike.

Në këtë natë hyjnore në këtë situatë të të vështirë pandemike Krishti vjen me dhënë dritën, shpresën që nuk mbaron kurrë. Ai i thotë botës hajdeni te unë do ju jap pacen, mirësinë dhe harmoninë. Krishti don që të gjithë popujt të jenë të lirë dhe ta njohin atë për Zot. O zot çoje dorën tënde të madhënueshme, shpetoje të gjithë botën nga kjo pandemi”, është shprehur ai në mesazhin e tij të urimit. /abcnews.al