Një diplomateje ruse i është refuzuar qëndrimi i mëtejshëm në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço. Në një postim në Facebook, ai bën të ditur se diplomatja në fjalë kishte marrë së fundmi shtetësi nga një vend perëndimor.
Nuk dihet ende se cilat janë motivet e “dëbimit” të diplomates, por mbajmë parasysh që prej 9 muajsh Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë, dhe në këto muaj ka pasur zhvillime edhe sa i përket fatit të diplomatëve të saj nëpër shtete të ndryshme në botë.
ERVIN KARAMUÇO NË FACEBOOK