Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dhe drejtuesi i platformës Isigurt.al, Altin Hazizaj kanë diskutuar në emisionin “Real Story” për perimetrin virtual që duhet vënë lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale.
Karamuço ka deklaruar se Facebook është shumë më i shpejtë ndaj dhunës virtuale se TikTok. Ndërsa, Hazizaj, ka theksuar se në rrjetet sociale në Shqipëri nuk bllokon dot një profil, se nuk ke asnjë lloj ligji.
Karamuço: Ministri i Brendshëm u prononcua vjet që do ta mbyll TikTok-un për shkak të problemeve që ka pasur në atë kohë, se çdo vit ka probleme, jo vetëm me TikTok, por dhe me Instagramin. Shumica e vendeve që e kanë bërë për nënpunënësit publik. Ka raporte të sigurive të shumë vendeve nga SHBA, që e verifikojnë dhe certifikojnë faktin që të dhënat e tyre personale, janë sot në aparatin shtetëror inteligjent kinez.
Janë bërë teste integriteti së fundmi të këtyre në disa vende të BE dhe ka rezultuar që Facebook është shumë më i shpejt ndaj dhunës virtuale.
Hazizaj: Sot flasim për gjurmën digjitale, ajo nuk është si ajo gjurma e filmit që po të grisje negativin, nuk kishte më, humbiste filmi. Ky është problemi që ne kemi.
Në qoftë se ne Shqipëri kemi mundësinë që me TikTok, Fabebook, SnapChat, pra të punojmë me kompani globale, të bllokojmë faqet, të heqim profilet. E di, cili është problemi më i madh që guxo të bllokosh një faqe në këto profilet shqiptare, nuk e bllokon dot se nuk ke asnjë lloj ligji./abcnews.al

