“Karakteri i Trump, jo paqësor”/ Politologu Daci: Politika e tij do jetë intensive, SHBA do e ketë vëmendjen në Ballkan

schedule13:23 - 20 Janar, 2025

schedule 13:23 - 20 Janar, 2025

Politologu Alban Daci thotë se karakteri i presidentit amerikan, Donald Trump nuk është paqësor, ndaj politika e tij do të jetë intensive.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Daci u shpreh se SHBA do e ketë vëmendjen në zhvillimet në Ballkan.

“Ndërrimi i presidentëve nuk ndryshon shumë optikën. Nuk është ajo që kanë aluduar disa analistë, që periudha e Trump do konsiderohej si periudha e paqes. Karakteri i lidershipit të Trump, e bën të pamundur që Trump të jetë paqësor. Do ketë politikë të jashtme inensive, nuk po them agresive. Kjo mua më çon të kuptoj që situata e SHBA në Ballkan, do jetë e rëndësishme, por Ballkani do të jetë në qendër të vëmendjes”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!