Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Karakaçi merr detyrën në krye të Energjisë dhe Infrastrukturës: Do ia dalim të çojmë përpara sfidat

schedule14:50 - 6 Mars, 2026

schedule 14:50 - 6 Mars, 2026

Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, mori sot detyrën, pas betimit para Presidentit të Republikës. Prezantimi i ministrit u bë nga ish-ministrja Belinda Balluku, e cila i kaloi edhe stafetën e drejtimit.

Gjatë fjalës së tij, ministri e cilësoi si “nder dhe privilegj” prezantimin nga Balluku, ndërsa theksoi se është “përballë me një grup shumë të mirë njerëzish” me të cilët ka bashkëpunuar prej shumë vitesh.

Ministri tha se ndihet i emocionuar, pasi në MIE ka hyrë për herë të parë si specialist në vitin 2011.



“Kam bërë rrugëtimin tim, nga specialist, shef sektori, drejtor, drejtor i përgjithshëm dhe së fundmi edhe administrator i Korporatës më të madhe energjetike të vendit”, tha ai.

Karakaçi shtoi se “pikërisht për shkak të këtij rrugëtimi, jam shumë i qartë për sa i përket vizionit, qasjes, objektivave se çfarë kërkohet nga Kryeministri, por edhe nga qytetarët për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Ministri shprehu bindjen se së bashku me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do ia dalin që të çojnë para sfidat, të arrijnë atë që qytetarët kërkojnë nga ana tyre, por edhe të përmbushin detyrat në cilësinë e duhur.

Gjithashtu ai falënderoi kryeministrin Edi Rama që i ka besuar këtë detyrë, grupin e Partisë Socialiste si dhe ish-ministren Balluku, për rrugëtimin e bërë së bashku dhe mbështetjen gjatë karrierës së tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!