Në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri ishte e ftuar autorja e emisionit Ballkan Linda Karadaku me të cilën u diskutua bojkoti i opozitës sot në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalimit vjetor para deputetëve të presidentes Osmani si dhe theksimi gjatë fjalës së saj i sovranitetit të territorit.
Për autoren e emisionit Ballkan Linda Karadaku ‘Kosova duhet ta kontrollojë pjesën veriore, por problemi është sesi po bëhen gjërat, krijohet një situatë de facto që nuk është deklaruar publikisht se cilat është plani i qeverisë së Kosovës për hapat e mëvonshëm.
Sipas saj mungon dialogu i strukturuar me serbët në veriun e Kosovës. Për Karadakun, veriu i Kosovës, gjatë qeverisjes së mëparshme ka qenë të paktën 1 përqind i integruar.
‘Fakti mbetet që deri para një muaji kishim serbët të integruar në institucionet e Kosovës, kishim serbët në institucionet në veri. Kritika kryesore e shoqërisë civile në Kosovë është mungesa e një dialogu të strukturuar dhe të vazhdueshëm, por nuk ekziston deri tani një dialog i strukturuar me serbët e veriut.
Nuk mund të merret dhe të futet veriu i Kosovës as me polici. E gjithë kësaj duhet ti shtosh faktin që lidershipi politik i serbëve në veri të Kosovës është i sponsorizuar nga qeveria e Serbisë dhe presidenti Vuçiç’, tha Karadaku. /abcnews.al