Karabina: Tetë prej tenderave janë me probleme në procedurë. Meçe: Në qoftë se do opozita mund t’i ndryshojë

schedule22:06 - 1 Nëntor, 2023

schedule 22:06 - 1 Nëntor, 2023

Këtë të mërkurë në emisionin “Bardh a Zi” është diskutuar për tenderat. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka deklaruar se tetë pre tenderatev që janë me shifrën më të lartë janë me probleme në procedurë, përfshirë këtu mungesën e garës.

Ndërsa, inxhineri Arben Meçe i është kthyer duke i thënë se në qoftë se do opozita mund t’i ndryshojë rregullat në Parlament, por ky sistem i tenderave është një bashkëpunim

Karabina: Partia Demokratike në kuadrin e të qënurit një parti në shërbim të qytetarëve që do të ngrejë probleme dhe do të denoncojë çdo gjë që është në dëm të qytetarëve. Aq më tepër jemi në një situatë ku kjo qeverisje tashmë jo vetëm nga strukturat brenda Shqipërisë, por dhe nga strukturat ndërkombëtare listohet si një qeverisje e korruptuar, Shqipëria listohet si një nga vendet me rryshfet të lartë. Edhe Banka Botërore e ka cilësuar dhe atë pak rritje të lehtë që ka ndodhur që nuk ka shkuar në shërbim të qytetarëve, sepse ne kemi një ekonomike oligarkike, për arsye të ndërtimeve. Bazuar në dokumentet, Open Data ka listuar 100 tenderat që janë me shifrën më të lartë. 10 të parat janë dhe ato me shifrën më të lartë dhe 8 prej tyre siç është institucionale dhe i vendosin një flamur të kuq, tregojnë që janë tendera me probleme në procedurë dhe përfshihet mungesa e garës.

Meçe: Në 2007 unë kam qene personi që akuzova drejtpërdrejt Ministrinë e Transportit për 40 milionë euro ujësjellsa që nuk u bën fare dhe u paguan dhe mbi 300 milionë euro rrugë. Atëherë unë kërkova një gjë: Ndryshoni procedurat e tenderimit. Edhe vazhdova gjatë gjithë kohës të insistojë që në qoftë se doni që tenderat në republikën e Shqipërisë të mos jenë sistem korruptiv, ndryshoni rregullat. Edhe ku ndryshohen rregullat? Në Parlament. Opozita ishte pjesëtare në Parlament? Ishte. Por pse nuk mori një iniciativ për të ndryshuar rregullat? Pra, sistemi i tenderimit është një bashkëpunim i plotë i opozitës së sotme me të djeshmen, të pardjeshmen dhe pushtetin, sepse të gjithë marrin pjesën e vetë, bëjnë sikur dhe nuk bëjnë asgjë. Në qoftë se një opozitë do të ndryshojë, kupton që këtu tenderat bëhen gati me vlerë limit./abcnews.al