“Kaq e kishte Bylisi i bukur, nuk flitet pa paga për skemat”, debat në Pressing

schedule23:08 - 4 Qershor, 2020

schedule 23:08 - 4 Qershor, 2020

Debati në “Pressing”, që transmetohet në ABC News, ka nisur me ndeshjen Bylis-Tirana. Fillimisht, foli trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova.

“Nëse neglizhon faktin që Bylisi pa publik nuk është Bylis që njohim, plus që Bylis nuk luan pa 4-5 titullarë, skuadra ajo është. Ju po thoni që e vendosi trajneri gabim skuadrën, prandaj ndodhi kjo. Po flasim për Bylisin, mos e spostoni vëmendjen. Të gjithë thamë që Tirana e ka transfertë të vështirë, duke parë Ballshin e tre fazave të para.

Ballshi prapë se prapë luajti, nuk mori edhe një penallti. Aty ka rënë dhe bomba, është shkrirë skuadra. Ballshi u shkri mori fund, si mund të luante? Aq kishte mundësi. Peposhi gaboi, Cobbinah bëri supergol. Gjithsesi, Ballshi reagoi, me ato 10 futbollistë që kishte në fushë. Mund të merrte një penallti”, u shpreh Starova.

Ndërsa Skarco, shtoi: Lojtarët që u folën, kanë refuzuar të bashkohen me ekipin për shkak të pagesave. Bëhet fjalë për katër muaj. Ata e kanë pranuar vetë. Lojtarë si Bicaj, Hidi, por edhe Peposhi që është bashkuar vonë.

Në lidhje me situatën te Bylisi, i qartë ishte edhe gazetari Lirim Zalla: “Nëse lojtarët nuk janë paguar për katër muaj, bëj ccfarë skemash të duash. Nuk mund të flasësh për skema në këto kushte”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!