Rrihet kryeparlamentari armen: Protestuesit pushtojnë zyrat qeveritare

schedule10:19 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:19 - 10 Nëntor, 2020

Trazira të mëdha janë shënuar në kryeqytetin armen Jerevan pas nënshkrimit të marrëveshjes për pushimin e luftës në Nagorni Karabakh.

Mijëra qyetarë mësynë zyrat e qeverisë duke u futur në dhomën e mbledhjeve, ndërsa më pas iu drejtuan edhe Parlamentit duke rrahur gjithashtu edhe kreun e këtij institucioni duke i shkaktuar plagë të mëdha në kokë dhe trup, raporton abcnews.al.

Armenia dhe Azerbajxhani firmosën mbrëmë nën drejtimin e Rusisë paktin për t’i dhënë fund luftës në Nagorni Karabakh.

Në fakt, më shumë se një pakt, duket si një kapitullim i Armenisë, e cila ka dalë më shumë e humbur nga situata e krijuar duke ruajtur vetëm kryeqytetin dhe disa zona përreth tij në republikën e vetëshpallur të Artsakh.

Ndërkohë, fituesit e mëdhenj janë Rusia që tashmë fut ushtrinë e saj në Azerbajxhan, edhe pse si paqeruajtës, si edhe vetë Azerbajxhani, i cili merr kontrollin e shtatë rajoneve të pushtuara deri më tani nga armënët si të gjysmës së Nagorni Karabakhut.

Gjithashtu, palët zotohen të krijojnë një linjë komunikimi tokësor mes Azerbajxhanit dhe enklacës së Nahkçivanit në kufi me Turqinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!