“Kapsolla dhe rezistencë”! 3 orë në shesh, çfarë s’u pa nga protesta, si i shpëtoi i riu policisë

schedule23:10 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 23:10 - 11 Dhjetor, 2020

Për të tretën mbrëmje radhazi të rinjtë protestuan për vrasjen e Klodian Rashës.

Ata fillimisht u mblodhën para Kryeministrisë me thirrjet “Rama ik”.

Më të pakët në numër, protesta nisi e qetë, vetëm me thirrjet për largimin e Ramës dhe himnin kombëtar.

Policia nuk priti të tensionohej situata. Disa të rinjtë me kapsolla nuk i shpëtuan kontrolleve të policisë, para se protesta të niste në orën 18:00.

Sapo filluan të hidheshin kapsollat e para, u hodh ujë mbi protestuesit. Disa rezistuan gjatë.

Por forcat e policisë vepruan duke hedhur tymuese dhe gaz lotsjellës. Kjo e boshatisi hyrjen e Kryeministrisë, protestuesit u shpërndanë përgjatë të gjithë bulevardit.

Sikundër dy netët e mëparshme, protestuesit  shkatërruan çfarë gjetën rrugës. Qëndrimi tek godina e Ministrisë së Brendshme, ishte i pamundur.

Policia kishte marrë të gjitha masat edhe këtu. Një grup u nis për të Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Gjatë rrugës sërish thyen e shkatërruan tabelat e sinjalistikës.

Dëme pësuan edhe disa biznese në rrugë kryesore të kryeqytetit, vitrinat e të cilëve u thyen me sende të forta nga protestuesit e dhunshëm.

Policia shoqëroi shumë persona, gjatë momenteve të protestës në bulevard.

Njëri prej tyre arriti që të shpëtonte duke u larguar me prangat në dorë. Protesta pas rreth 3 orësh u mbyll./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!