Finalizohet operacioni policor “Mission failed”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.
Në pranga ranë dy shtetas, Lytfi Nastimi dhe Xhoi Nallbati, ndërsa u proceduan edhe katër punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Dritan Çekani (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë); Vangjush Nole, Klodian Palloi dhe Renato Molla.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, duke transportuar me automjete, veshje të ndryshme që i kishin kontrabanduar nga Greqia, arrestohen 2 shtetas.
Automjetet me targa AF786T dhe AB130EB kishin mallra të llojit tekstile industriale, 1300 copë bluza/këmisha të llojeve dhe markave të ndryshme, 953 copë pantallona, 320 copë xhupa meshkujsh/femrash në total 2573 veshmbathje të ndryshme.
Gjithashtu janë sekuestruar veshjet, dy automjete si edhe tre celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/