Kapshticë/ Procedohet 50-vjeçari turk, nuk deklaroi mijëra euro dhe dollarë. Ku i kishte fshehur

schedule09:48 - 21 Nëntor, 2024

schedule 09:48 - 21 Nëntor, 2024

Një 50-vjeçar turk është proceduar penalisht, pasi në Pikën Kufitare të Kapshticës, në dalje, nuk deklaroi mijëra euro dhe dollarë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë.

Dyshohet se paratë, ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”./abcnews.al