Stadiumet mbushen me tifozë të çdo lloj kategorie. Të gjithë kanë vendin e tyre, por më specialët përgjithësisht janë ata më fanatikët, që nuk e lënë ekipin e tyre të vetëm në asnjë ndeshje. Që organizimet të jenë në lartësinë e duhur, duhet edhe një lider.
Kapo-ultrasi është ai që drejton grupin, qëndron para grupimit dhe rrallë mund të shohë ndonjë aksion të ndeshjes. Së fundmi është publikuar një video, ku një tifoz shfaqet duke bërë “kapo-ultrasin”.
Në fakt nuk është së drejton turmën, apo këndon, por thjesht e argëton me lëvizjet e tij. Ai ka marrë edhe vëmendjen e ULTRAS-TIFO.net, që me shaka shkruan: “Top Capo”. /abcnews.al