Kapllani: Skuadra ishte ne ekuilibër, pushimi vjen në momentin e duhur

schedule21:00 - 17 Shtator, 2022

schedule 21:00 - 17 Shtator, 2022

Erzeni është padiskutim skuadra surprizë e këtij sezoni në “Abissnet Superiore”, me shijakasit që marrin kreun e kampionatit pas fitores me Laçin në “Niko Dovana”.

Një gol i shënuar me penallti në minutën e fundit të takimit, do t’i siguronte Erzenit një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.

Pas kësaj fitoreje, trajneri Xhevahir Kapllani do të shprehej i lumtur për “Oversport”, teksa theksoi se ishte një nga ndeshjet më të vështira që ka luajtur në këtë sezon.

“Kishim një ecuri pozitive. Kjo ishte ndeshja më e vështirë për ne, u kisha thënë djemtë që të kishim kujdes, sepse euforia mund të ndikonte. Djemtë më kuptuan dhe punuan duke arritur këtë fitore.

Çdo ndeshje për ne është finale. Ne luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Do të tregojë koha se sa larg mund të shkojë ky Erzen. Skuadra luajti mirë, deri në minutën e fundit kërkuam fitoren. Skuadra ishte në ekuilibër.

Ndalesa e kampionatit si ndikon? Ky pushim do të na bëjë mirë, sepse kemi lojtarë për të rikuperuar. Do të na shërbejnë shumë këto ditë”, ka deklaruar Kapllani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!