Kapllani: Luksi po shkatërron edukatën në familje

schedule21:43 - 16 Mars, 2022

schedule 21:43 - 16 Mars, 2022

Edukata në familje dhe çfarë po ndodh me fëmijët sot ka qenë tema mbi të cilën kanë diskutuar të ftuarit në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, mbrëmjen e së mërkurë.

Sipërmarrësi Ilir Kapplani, deklaroi se në të shkuarën edukata e fëmijëve ishte më e mirë krahasuar me sot, për shkak se në atë periudhë njerëzit kishin më shumë kohë të merreshin me familjaen, pavarësisht se varfëria ishte e madhe dhe vetë shqiptarët jetonin në një gënjeshtër të përbashkët.

Ndërsa sot sipas Kapllanit luksi po merr në ‘qafë’ familjet shqiptare por dhe fëmijët të cilët janë e ardhmja e vendit.

Më përpara kishin një punë të sigurtë, të ardhurat ishin 5 pa hiç dhe të gjithë jetonim në një gënjeshtër përbashkët, as luks asgjë. Ndërsa sot ka për të na marrë m*ti shalët, prej luksit do na vijë e gjitha’, u shpreh Kapllanaj. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!