Xhevahir Kapllani, trajneri i Erzenit, pas barazimit me Kastriotin deklaroi në Oversport: “Mendoj që takimin duhet ta drejtonte një arbitër me stemën e UEFAS-s. Disa momente nuk më kanë pëlqyer.
Mendoj që arbitri e vonoi kartonin e verdhë sepse mund të bënte që mos të krijoheshin probleme gjatë ndeshje”.
“Formacioni? Zëvendësimet ndodhen sepse Amir kishte disa probleme shëndetësore dhe donim ta ruanim për pjesën e dytë. Ndërsa Maloku ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë shumë te ai”.
“Mendoj që barazimi sot ishte rezultati më i drejtë, pasi ne nuk besuam. Mendoj që duhet të shihej më mirë penalltia te VAR-i. Duhet të paktën të ishte vendosur në dijeni”. / abcnews.al