Kapllanaj: Më mirë në gjysmëfinale me Tiranën, normalisht besoj te finalja

schedule11:48 - 26 Qershor, 2020

schedule 11:48 - 26 Qershor, 2020

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, foli për mediat e pranishme në ambientet e FSHF-së pas hedhjes së shortit. Skuadra e tij, do të përplaset në gjysmëfinale me kryesuesit e Superiores, Tiranën, një short shumë i vështirë. Gjithsesi, Kapllanaj mendon ndryshe.

“Më mirë në gjysmëfinalen me ekipin më të mirë, se sa në finale me tek ndeshje. Normalisht që besoj te finalja, pasi kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi eliminuar ekipe të vështira, si Skënderbeu, Laçi. E dimë që Tirana është ekip i fortë, por siç e thashë më parë, më mirë në gjysmëfinale se në finale.

Tirana është ekip i fortë, por dhe ne kemi një grup cilësor dhe po kalojmë një formë të mirë. Normalisht që Kupa është më e afërt për të shkuar në Europë, por nuk do të lëmë pas dore as kampionati. I vetmi zhgënjim që kemi pasur, ka qenë në fillim të vitit, në janar.

Kemi pasur një ecuri jo të mirë, me disa lojtarë larg formës fizike. Por me rikthimin e kampionatit, po bëjmë paraqitje të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”, u shpreh Kapllanaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!