Dhuna në Kategorinë e Dytë është e shpeshtë dhe së fundmi ka qenë kapiteni i Maliqit, Arlind Xaka, ai që e ka pësuar. Në ndeshjen me Këlcyrën ai ka marrë një goditje dhe ka thyer nofullën, ndërkohë që do të duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale që kushton rreth 2 mijë euro.
Sikurse dihet, pagesat në të Dytën janë simbolike dhe vetë lojtari e ka të vështirë ta përballojë. Gjithsesi shokët e skuadrës kanë menduar ta ndihmojnë Xakën, duke dhuruar një pjesë të rrogës së tyre për të bërë ndërhyrjen.
Lojtarët nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë kërkuar edhe ndihmën e bizneseve për të plotësuar shifrën që nevojitet për të bërë ndërhyrjen në nofull. /abcnews.al