Jordan Henderson është pjesë e Liverpool prej vitit 2011. Kapiteni ka edhe dy vite kontratë me “The Reds”, të cilët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.
Mirror shkruan se drejtuesit e klubit të famshëm anglez do t’i propozojnë “luftëtarit” të mesfushës zgjatjen e bashkëpunimit.
31-vjeçari ka zhvilluar deri tani 392 ndeshje me Liverpool, gjatë së cilave e ka gjetur rrugën e rrjetës në 30 raste. /abcnews.al