Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapiteni i së ardhmes, Milani vendos të shpërblejë heroin Simon Kjaer

schedule16:32 - 14 Qershor, 2021

schedule 16:32 - 14 Qershor, 2021

Simon Kjaer është kthyer në heroin e tifozëve daneze dhe jo vetëm. Mbrojtësi i njohur i Milanit, tregoi se çfarë do të thotë të jesh kapiten i vërtetë në takimin Danimarkë-Finlandë.

Ishte i pari që i erdhi në ndihmë Christian Eriksen, i dha urdhër shokëve të formonin gardhin rreth fantazistit të Interit që po luftonte me vdekjen dhe shkoi të qetësonte gruan e Eriksen, e cila ishte e terrorizuar nga skena dramatike.

Sportmediaset shkruan se Milani ka vendosur ta dëmshpërblejë për gjestin e kryer. Kjaer është një lider pa qenë edhe kapiten, por sezonin e ardhshëm do e mbajë ai shiritin tek ekipin nënkampion i Italisë.

Alessio Romagnoli është drejt largimit, Gigio Donnarumma, i cili ishte zv kapiten, u transferua te PSG dhe tani do të zgjidhet 32-vjeçari si kapiteni i ri i skuadrës.

Tifozët e “Djallit” nuk kanë dyshime dhe janë të bindur që askush më shumë se mbrojtësi viking nuk e meriton të udhëheqë skuadrën e tyre të zemrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!