Kapiteni i Crvena Zvezës, Milan Borjan, ka folur për faqen zyrtare të klubit serb para sfidës kundër Tiranës, e vlefshme për UEFA Champions League. Në fjalën e tij, portieri u shpreh: “Do të jetë një sfidë shumë e vështirë.
Ne jemi përgatitur sa më mirë të jetë e mundur. Skuadra ka fituar freskinë, kemi bërë përgatitje të mirë. E kemi nisur sezonin në formën e duhur fizike. Deri më tani, kemi treguar se kemi shumë për të dhënë. Do të bëjmë një sezon të madh dhe këtë vit.
Nuk ka nevojë për tensione në këtë sfidë, do të luajmë futbollin tonë edhe në Tiranë. Do të japim maksimumin për të fituar, nga minuta e parë do e nisim agresivisht dhe do të synojmë golin. Objektivi ynë për këtë sfidë është të fitojmë dhe të lëmë tensionin jashtë.
Kemi shumë kualitet në sulm, por do të bëjmë të pamundurën të ruajmë portën. Unë jam kryesori në prapavijë, por e gjithë skuadra duhet të jetë grup. Ne duam të jemi sërish në grupet e UEFA Champions League dhe Tirana qëndron para nesh si kundërshtari i radhës, prandaj për momentin jemi të fokusuar vetëm te kjo ndeshje”, u shpreh Borjan./abcnews.al