Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapiteni Berisha: Të mësojmë nga gabimet! Hungari, ne luajmë për fitore

schedule13:15 - 4 Shtator, 2021

schedule 13:15 - 4 Shtator, 2021

Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares shqiptare, para ndeshjes me Hungarinë ka deklaruar në konferencën për shtypin:

“Jemi të vetëdijshëm për lojën e bërë, bëmë gjëra të mira, por duhet të shmangim disa gabime. Te golat e pësuar nuk ishim të vetëdijshëm për ato momente. Të mësojmë nga gabimet, nga golat e pësuar. Duhet të merrnim më shumë me lojën e bërë. Do mundohemi të japim më shumë ndaj Hungarisë dhe të kthehemi te fitorja”.

Me siguri që është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Edhe me Poloninë ishte e rëndësishme. Kemi mundësinë, që nëse fitojmë ta vazhdojmë ëndrrën tonë. Është vendimtare për ne, për Hungarinë dhe ndoshta edhe për Poloninë”.



“Pas ndeshjes e denim çfrë kishim bërë, të mirat dhe të këqijat. Kjo ndeshje do të thotë shumë dhe jemi të motivuar të luajmë mirë dhe të fitojmë. Një fitore do na jepte besim për vazhdimësinë”.

“Mendoj që kombëtarja jonë ka bërë një hap të rëndësishëm, duke parë lojërat që janë më të mira. Kemi personalitet në lojë, bëjmë gjëra të mira. Duhen eliminuar disa gabime që shmangen. Hungaria ëshët ekip i fortë, por nesër do të jetë një ndeshje e veçantë për të dyja ekipet. Mendoj se për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Respekt për Hungarinë, por do të futemi në fushë për fitore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!