Kapiten në ndeshjen kundër Barçës, Inter telefonon agjentin e Skriniar

schedule18:41 - 5 Tetor, 2022

schedule 18:41 - 5 Tetor, 2022

Pas ndeshjes së Interit kundër Barcelonës në Champions League, drejtuesit zikaltër kanë telefonuar agjentin e Milan Skriniar për të gjetur një takim dhe për të folur rreth rinovimit të kontratës së mbrojtësit. Dje, Skriniar mbajti shiritin e kapitenit dhe performanca e tij ishte e jashtëzakonshme duke mbrojtur portën e tij mjeshtërisht.

Zikaltërit tani kërkojnë të blindojnë Skriniar dhe t’i rezistojnë ofertave të PSG-së, por jo vetëm. Ata gjithashtu nuk duan ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al