Sergio Ramos është padiskutim një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Kapiteni i Real Madridit nuk është vetëm një mbrojtës, por dhe një njohës shumë i mirë i golit, që është diçka shumë e rrallë për një lojtar të rolit të tij.
Që nga largimi i Cristiano Ronaldos, mbrojtësi spanjoll ka marrë përsipër ekzekutimin e penalltive dhe nga një e tillë mbrëmë në sfidën kundër Leganes, është futur në librat e historisë.
Ramos bëhet kështu një nga tre lojtarët që kanë shënuar në 16 sezone radhazi në La Liga, së bashku me Raul dhe Lionel Messin. Më impresionues këtë rekord, e bën fakti se Ramos është një qendërmbrojtës, ndërsa Messi dhe Raul kanë luajtur gjithmonë në sulm./abcnews.al
Only three players have scored in 16 straight La Liga seasons:
—Raul
—Leo Messi
—Sergio RamosNot bad for a defender ? pic.twitter.com/2i4JwTbHzl
— B/R Football (@brfootball) October 31, 2019