Kapiten edhe jashtë fushe, Insigne kryen gjestin e bukur për qytetin e tij

schedule17:44 - 13 Mars, 2020

schedule 17:44 - 13 Mars, 2020

Aktorë të ndryshëm të botës së sportit, në veçanti të futbollit, kanë shprehur solidarizimin e tyre në lidhje me situatën e vështirë që po kalon bota prej koronavirusit. Kësaj nisme nuk i ka munguar Lorenzo Insigne.

Kapiteni i Napolit ka vendosur të dhurojë 100 mijë euro për spitalet e qytetit jugor. Sulmuesi bëri apel për të qëndruar të gjithë në shtëpi, ndërsa tani ka kaluar te veprat. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit të Campania, Vincenzo De Luca.

“Dua të falënderoj Lorenzo Insignen, i cili është ndër personat më aktivë për të ndihmuar spitalet e Napolit. Ai ka dhuruar 100 mijë euro për të luftuar koronavirusin”, deklaron De Luca në një prononcim për mediat italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!