“Kapitali shkon aty ku trajtohet më mirë”/ Edon Babameto: Në themel, tregjet financiare i japin benefite të gjithëve

schedule21:16 - 22 Nëntor, 2024

schedule 21:16 - 22 Nëntor, 2024

“Besimi dhe etika janë shumë të rëndësishme për tregjet financiare”, kështu u shpreh Edon Babameto këshilltar financiar, në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Ai gjithashtu nënvizoi se kapitali shkon aty ku trajtohet më mirë, pra aty ku është më efiçent.

Ndërsa Shkëlzen Marku Këshillues Ekonomik dhe i Biznesit, u shpreh se sipërmarrësit kanë nevojë për edukim financiar. Po ashtu shtoi se bankat kanë probleme me besimin e biznesit.

Pjesë nga intervista në studio:

Edon Babameto: Në themel tregjet financiare i japin benefite të gjithëve. Kapitali shkon aty ku trajtohet më mirë, shkon aty ku është më efiçent. Nëninvestimin duhet ta kthejmë në investim sa më shpejt.

Shkëlzen Marku: Bankat kanë problem me besimin e biznesit, dhe vendosin që 25 % të aseteve të tyre i kanë të vendosura në tregjet e huaja. Janë të rrallë investitorët e huaj që pranojnë të bëjnë investim pikërisht nga frika e moszbatimit.

Ergys Shehu: Këtu është i vetmi rol i fortë i shtetit tek pjesa e zbatueshmërisë dhe “shenjtërisë” së kontratës, kur ka probleme. Arbitrazhi duhet të fillojë në Shqipëri të ketë një rol shumë më të madh.

Edon Babameto: Ka shumë hendeqe mes shumë aktorësh në shumë hallka zinxhiri, por nëse është vullneti arrihet rezultati duhur, pse jo.

Shkëlzen Marku: Sa kohë këto banka janë duke notuar në likuiditete, flenë rehat. Përse të futem në rrugica të vështira, jemi akoma në këtë situatë. Ka instrumente të tjera, por një pjesë e madhe nuk kanë edukim financiar të mjaftueshëm. Kur gjykoj të zgjedh një instrument apo një tjetër, gjykoj se sa risk jam i gatshëm të marr.

Ergys Sefa: Kërkoi bankës që një pjesë të depozitave, t’i investojë në fondet e investimit që këto banka kanë, duke mos hequr asnjë presje të edukimit financiar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!