Në nisje të pjesës së dytë te “Air Albania”, teksa rezultati ishte 3-1 në favor të Shqipërisë në ndeshjen përballë Bjellorusisë, në mbështetje të kombëtares kuqezi në stadium shkoi edhe presidenti Ilir Meta, të cilit 45 minuta e para ia privoi axhenda.
Në një prononcim për “ABC”-në teksa po ngjiste shkallët e stadiumit, Presidenti u shpreh se shpreson që sfida të mbyllet me fitoren e djemve kuqezinj.
“Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve, Cikalleshi ka premtuar një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani mos gaboj, shpresoj që të mbyllet me fitore.
Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë edhe gratë e Bjellorusisë (referuar protestave kundër Lukashenkos) janë të paparë, faleminderit” tha kreu i shtetit për mikrofonin e “ABC”-së nga stadiumi “Air Albania”./ db/Abcnews.al