Një adoleshent në New Mexico ka kapur një peshk rreth 25 kilogramë.
13-vjeçari, Alonso Ordaz dëshironte të thyente rekordin aktual lidhur me peshën e peshkut, por i ka ndodhur një e papritur.
Babai i Ordaz ka zbuluar se ata e peshuan peshkun duke përdorur një peshore në anije dhe përcaktoi se peshonte rreth 25 kilogramë.
Mirëpo, ata më pas e lëshuan atë në liqenin në Elephant Butte.
Sipas Departamentit të Lojërave dhe Peshqve në Neë Mexico, rekordi aktual i shtetit për këtë lloj peshku është rreth 24.5 kilogramë dhe nëse matja e Ordaz ishte e saktë, peshku i tij mund të kishte vendosur një rekord të ri.
Por fatkeqësisht, peshku nuk u peshua në një peshore zyrtare shtetërore, që do ta bënte peshkun “të përshtatshëm” për rekordin shtetëror. /abcnews.al