8 kg kokainë dhe 14 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Janinë, ndërsa një shqiptar është vendosur në pranga.
Shqiptari e kishte fshehur drogën brenda makinës, e cila u zbulua pas kontrollit në imtësi nga agjentët.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e 16 pakove të kokainës dhe 13 të kanabisit.
Shqiptari u arrestua, ndërsa makina dhe droga u sekuestruan. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut./ db/ Abcnews.al