Kapet sasi rekord droge në Republikën Domenikane/ 9.5 ton kokainë mes bananeve, vlera arrin në 250 milionë dollarë

schedule13:36 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 13:36 - 7 Dhjetor, 2024

Autoritetet në Republikën Domenikane kanë konfiskuar rreth 9.5 ton kokainë të gjetur në një ngarkesë me banane, ngarkesa më e madhe e drogës e kapur në historinë e vendit. Në pranga kanë rënë 10 persona.

Droga, me vlerë 250 milionë dollarë, u gjet në një ngarkesë që mbërriti në Caucedo, porti kryesor detar i vendit, në kryeqytetin Santo Domingo. Ngarkesa ishte nisur nga Guatemala dhe kishte si destinacion Belgjikën.

Autoritetet e Republikës Domenikane kanë sekuestruar rreth 47 ton drogë deri më tani këtë vit.

InSight Crime, një institut që analizon krimin e organizuar, ka thënë se konfiskimet rekord të bëra këtë vit sugjerojnë se Karaibet po rishfaqen si një rrugë kryesore trafikimi nga Kolumbia në Evropë, ku konsumi vlerësohet të jetë më shumë se dyfishuar midis 2011 dhe vitit të kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!